19:53 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Merr fund bastisja 10 orëshe e EULEX-it në OVL-UÇK, marrin me vete kompjuterë e incizime

Avokati Tomë Gashi ka thënë se ka përfunduar procesi i bastisjes nga zyrat e OVL-UCK nga EULEX-i.

Ai tha se bashkë më Faton Klinakun dhe oficerët e EULEX-it kanë dalë të fundit nga ato zyra, ndërsa tani zyrja është e mbyllur, shkruan Indeksonline.

Bastistja sipas Gashit ka zgjatur rreth 10 orë, ku edhe u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ndërsa oficerët e EULEX-it morën me vete shtëpizat e kompjuterëve dhe modemin e pamjeve të incizimeve që janë bërë tri javë më herët.

Gashi thotë se janë në përgaditje e sipër që ata të transferohen në Hagë, dhe kjo do të ndodhë gjatë natës së sotme.

“Unë dhe Faton Klinaku kemi dalur të fundit së bashku me oficerët e EULEX-it që janë duke dalë nga koridoreve dhe jo që më janë në zyrat e OVL-UCK. Askush nuk është brenda”

“Ata e kanë kryer punën e tyre që ka mund ta kryej edhe policia e kosovës, por duket që nuk i kanë lejuar”

“Procedurat e tyre kanë qene që të kontrollojnë secilen prej zyreve të organiztës se veternaëve të UCK”

“Ne nuk kemi lejuar që të kryhen pa prezencën tonë, kështu ka zgjat rreth 10 orë bastisja ku edhe u arrestua Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”

“Policia ka marrë shtëpizat e kompjuterëvë dhe modemin e pamjeve të incizimeve që janë bërë tri javë më herët”

“Ne nuk kemi faj, persona të panjohur kanë sjellë dokumente dhe janë publikuar ato”

“Arrestimi i tyre ka të bëjë më sjelljen e dokumenteve nga persona të panjohur, dhe ka pas tentim të ndikimit në drejtësi”

“Janë në përgaditje e sipër për t’u transferuar në Hagë, dhe kjo do të ndodhë gjatë natës së sotme”./Indeksonline/