13:32 / E Enjte, 27 Korrik 2023 / AR

Merr fund “telenovela” e Suarezit

Luis Suarez megjithatë nuk do t’i bashkohet këtë verë Lionel Messit te Inter Miami.

Trajneri i Gremios, Renato Portaluppi, ka folur për SportTV duke thënë se dje (të enjten) ka marrë fund telenovela me Suarezin.

“Kam folur për atë telenovelë meksikane, mirëpo telenovela meksikane mori fund dje”, ka thënë Portaluppi.

“Ai do të qëndrojë me ne deri në dhjetor. Prania e itj është shumë e rëndësishme si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.

“Ai na ka ndihmuar shumë dhe shpresoj që do të mund të vazhdojë të na ndihmojë”.