09:42 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / A. A

Merr fund ‘tmerri’ për Thomas Strakoshën/ Pas katër javësh del nga izolimi

Pas më shumë se katër javësh, portieri shqiptar Thomas Strakosha ka dalë nga izolimi.

Gardiani i Lazios sot në mëngjes ka kryer vizitat mjekësore, pasi rezultoi negativ në testin për Covid-19.

Strakosha është bërë ‘mollë sherri’ për Lazion, pasi mediumet italiane kanë raportuar se ai kishte luajtur ndeshje duke qenë pozitiv me Covid-19 dhe ekipi italian ka qenë i vetdijshëm për këtë.

Nëse Federata Italiane vërteton këto pretendime, Lazio rrezikon të dënohet me para apo përjashtim nga Serie A.

/Indeksonline/