14:39 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi, Lionel Messi nuk luan kundër Spanjës

Futbollisti më i mirë në Botë, Lionel Messi nuk do të luajë as në ndeshjen e radhës për Kombëtaren e Argjentinës.

Ylli i Barcelonës, do të mungojë sonte në miqësoren e fundit para Kampionatit Botëror, që Argjentina e luan kundër Spanjës, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave, Messi vuan nga dhimbja e kyçit të këmbës së djathtë. Shërbimi mjekësor i kombëtares argjentinase “AFA”, kanë preferuar që Messin ta pushojnë dhe të mos e rrezikojnë për këtë duel.

Messi mungoi poashtu edhe në miqësoren ditë më parë kundër Kombëtares së Italisë.

Takimi miqësor mes Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet sonte nga ora 21 e 30 në stadiumin “Wanda Metropolitano”./IndeksOnline/