11:37 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Merret vendimi për tifozin që ‘tundi’ organin gjenital drejt tifozëve të Spurs

Pra, po flasim për Keith Steinz, i cili tundi organin gjenital drejt tifozëve të Tottenhamit, transmeton FutbollFanatik.

Një tifoz i Newcastlet është pezulluar me tri vite mos-pjesëmarrje në ndeshjet e futbollit pasi e tundi organin gjenital drejt tifozëve të Spurs në ”Wembley Stadium” sezonin e kaluar, gjatë humbjes, 0-1.

58-vjeçari gjithashtu është pezulluar edhe me gjashtë muaj nga komuniteti si dhe ka marrë një gjobë prej 600 funtesh për veprimet e tij të pahijshme.

”Ky rast përfshinë ekspozimin e qëllimshëm të penisit nga i pandehuri ndaj tifozëve kundërshtar në ‘Wembley’. Ai është tifoz i Newcastlet”, tha prokurori i rastit, Brian Payne./IndeksOnline/

Scenes before kick-off. Image: PA