14:32 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Merrni frymë: Nesër rihapen çerdhet në Prishtinë, Ahmeti ka një porosi për prindërit

Dje qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti mbajti një mbledhje në të cilën u mor vendim për masat e reja lehtësuese në parandalimin ndaj pandemisë COVID-19.

Kështu nga sot sipas këtij vendimi u hapën aktivitete të shumta biznesore, përfshirë gastronimë dhe kufijtë tokësorë.

Por, hapja e çerdheve pati shumë reagime e pikëpyetje, pasi që Kurti tha se do të hapeshin sot, derisa komunat u shprehën jo të gatshme, transmeton Indeksonline.

E, Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, përmes një njoftimi së fundmi të bërë në Facebook, tha se çerdhet në kryeqytet do të rihapen nesër, në përjashtim të njëjrës.

Madje ai përmes një videoje, ka edhe një apel për prindërit.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Çerdhet publike dhe ato me bazë në komunitet në komunën e Prishtinës rihapen nesër. Vetëm çerdhja Dielli nuk hapet për shkak se e shfrytëzuam pandeminë për renovim dhe jemi para përfundimit. Prindërit do të njoftohen për zgjidhjen e përkohshme për atë çerdhe.

P.S. kujdes si po i dërgoni fëmijët, jo si në video