11:07 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mertens do t’i ofrohet kontratë e re te Napoli

Dries Mertens ka qenë një nga talentet më të qëndrueshëm për Napolin gjatë viteve të fundit.

Sulmuesi belg është një nga lojtarët më të talentuar në Serie A dhe ka ndihmuar Napoli të marrë pikë të vlefshme në disa raste.

Napoli u lidh shumë me disa sulmues gjatë afatit kalimtar të verës, me ish-sulmuesin e Interit Mauro Icardi që thuhej se ishte një objektiv i palës napolitane.

Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit, është i interesuar të lidhë belgun në një marrëveshje të re dhe duket sikur Mertens është gjithashtu i interesuar të zgjasë qëndrimin e tij me klubin./Indeksonline/