11:14 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Mesazhet e turpshme që i shkruante “patrioti”, Murat Jashari, me një grua rumune

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar aktgjykim dënues për pjesëtarët në rastin e “Syrit të popullit”.

Autoritetet e drejtësisë i dhanë një dënim Murat Jasharin, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij ai do të dërgohet për mbajtje në trajtim të detyrueshëm psikik në kohëzgjatje prej 10 vjetësh.

Mirëpo, Murati, përpos punës “patritoike”, ai gjente kohë edhe për biseda të pista në Facebook.

Indeksonline, me 3 mars të 2017-s, kishte publikuar disa sms të Muratit me një agjente rumune.

Spiunja rumune, Mona.A, (emër i njohur për redaksinë), kishte shkëmbyer mesazhe erotike me “patriotin” Murat Jashari.

Madje, takimi i tyre në biseda duket se ishte i planifikuar, por që për fillim biseda ishte “nxehur” aq shumë sa që janë shkëmbyer edhe organe gjenitale në email.

Jashari nuk ngopej me kaq, pasi që insistonte që biseda të bëhej më “romantike”, duke kërkuar lidhjen live në kamerë.

Biseda midis tyre devijon aq shumë sa që përmendet edhe “nisja” e një fëmije nga lidhja e tyre.

Agjentja rumune ia “miraton” këtë kërkesë, duke i premtuar Murat Jasharit se do t’ia mbante sekret atësinë.

“Në rregull, prej dy patriotave, del një patriot ‘dupllo’” ishte përgjigjja e “atdhetarit” tonë.

Spiunja rumune e mbyllte bisedën duke i thënë se fëmija do të jetë Skëndërbeu ynë.

BISEDA E PLOTË