75 Mall Live Search
14:29 / E Diele, 03 Prill 2022 / MSH

Mesazhet pro Ukrainës, në Rusi ndërpritet transmetimi i Dortmund-Leipzig

Takimi i Bundesliga, Dortmund-Leipzig, është ndërprerë pas 13 minutash në kanalin rus “Match”, për shkak të mesazhe pro Ukrainës.

Në transmetim kanë dalë “Ndal Luftës” dhe “Qëndro me Ukrainën” dhe komentatori i ndeshjes ka njoftuar se do ndërpritej transmetimi i ndeshjes, sikurse shkruan “Ukraine Now”.

Më parë Premier League vendosi që për shkak të luftës të ndërpriste marrveshjen për transmetimin e kampionatit anglez në Rusi, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.