09:31 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i Albin Kurtit për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka shfryëtzuar një postim në rrjetin social facebook që të kritikojë kryeministrin Haradinaj dhe zëvendësin e tij, Fatmir Limaj.

Përmes këtij status ai ka thënë se asnjëri nga kta dy nuk po kuptojnë, që nga udhëtimi i përbashkët me Thaçin në Bruksel më 18 korrrik.

Rolin e Haradinajt dhe Limajt, Kurti e ka vlerësuar si “episodik por impresiv”.

“Haradinaj do që Limaj të udhëheqë ekipin negociator. Haradinaj e Limaj nuk po kuptojnë. Ata i mori Thaçi pas vetes në Bruksel me 18 korrik. Kaq ishte roli i tyre. Episodik por impresiv”, ka shkuar Kurti në facebook.

Ndryshe, kryetari i LVV-së dje gjatë një konference pr media, ka thirrur në protestë qytetarët e Kosovës me datën 29 shtator. Kjo për të kundërshtuar diskutimet e fundit nga Thaçi për korrigjimin e kufijve.