22:58 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Mesazhi i ambasadores izraelite për Vitin e Ri Hebre

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka uruar festën e Rosh Hashana, Vitin e Ri hebre.

Ajo thotë se kjo periudhë reflektimi na fton të pyesim se si mund t’i bëjmë gjërat më mirë në vitin e ardhshëm, për veten tonë, për familjet tona, për komunitetet tona dhe për vendet tona.

Letra e plotë:

Të dashur miq,

 Festa e Rosh Hashana, Viti i Ri hebre është një festë reflektimi.

  Ndërsa viti aktual mbaron dhe viti i ri është gati të fillojë, ne kemi dhjetë ditë, deri në Ditën e Pendimit – (Yom Kipur), për të reflektuar mbi jetën tonë, veprimet tona, besimet tona dhe të kërkojmë falje nga ata që kemi lënduar si dhe për të vënë në testim veten dhe marrëdhënien tonë  me Krijuesin tonë.

 Lutemi që të pranohemi në “Librin e Jetës” për vitin që vjen.

 Kjo periudhë reflektimi na fton të pyesim se si mund t’i bëjmë gjërat më mirë në vitin e ardhshëm, për veten tonë, për familjet tona, për komunitetet tona dhe për vendet tona.

 Për Izraelin dhe Kosovën ky vit i fundit ishte një vit i ndërtimit të themeleve të marrëdhënieve. 

Për mua personalisht, ky ishte një vit emocionesh, sfidash dhe ndryshimesh.

 Ishte një nder i madh të emërohesha ambasadore e parë i Izraelit në Kosovë, që nga vendosja e marrëdhënieve në shkurt të vitit 2021.

 Është një nder i madh për mua t’ju drejtohem në vitin e ri hebre  të parë që po festojmë së bashku.

 Shfrytëzoj rastin të falënderoj Flori Zevin për organizimin e kësaj darke, si dhe Hotel Sirius dhe Lisi Corporation për mbështetjen e darkës.

Ju uroj juve dhe familjeve tuaja një vit të mbushur me lumturi, shëndet të mirë dhe begati.

 Gjithashtu dëshiroj t’u uroj popujve tanë një vit afrimi, njohjeje më mirë me njëri-tjetrin, një vit kontakti, një vit bashkëpunimi, një vit projektesh dhe ndërmarrjesh të përbashkëta, një vit ndërveprimesh biznesi, një vit shkëmbime kulturore, vit turizmi dhe mbi të gjitha vit paqeje dhe prosperiteti si për rajonet ashtu edhe për popujt tanë!

 Gëzuar Rosh Hashanah!  – Shana Tova U Metuka !

Tamar Ziv,

Ambasadore e Izraelit në Republiken e Kosovës.