17:15 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i Bonuccit për Pogban para takimit të nesërm

Paul Pogba mezi e pret përballjen me Juventusin në ”Old Trafford” nesër në Champions League, gjithnjë sipas ish-bashkëlojtarit të tij, Leonardo Bonucci.

Manchester United është nikoqir i gjigantit italian nesër në mbrëmje, ku Cristiano Ronaldo do të përballet me ish-skuadrën e tij.

Por, edhe Pogba do të përballet me skuadrën e tij, dhe Bonucci, thotë ka folur para takimit të nesërm, transmeton IndeksOnline.

Pogba has remained good friends with Bonucci

”Kam folur me të një javë më parë dhe ai na tregoi ne se është duke na pritur në Mançester”, tha Bonucci për The Telegraph.

”Do ta kem kënaqësinë të përballem me të, por ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

”Pogba është ndër mesfushorët më të mirë në botë së bashku me Luka Modric dhe Miralem Pjanic”.

”Kam luajtur me të, është një djalosh i mirë dhe unë i dëshiroj vetëm gjërat e mira për të – por, jo ndaj nesh nesër”./IndeksOnline/