Mesazhi i CR7 për tifozët e Man Unitedit pas pritjes së ngrohtë në ”Old Trafford”
Cristiano Ronaldo i ka falënderuar tifozët e Manchester Unitedit pas pritjes së ngrohtë që ia bën pas rikthimit të tij në ”Old Trafford” mbrëmë.
Ish-ylli i Man Unitedit, Ronaldo – i cili ka fituar tre tituj të Premier Leagues dhe njëherë Champions Leaguen – u rikthye në Mançester me fanellën e Juventusit.
Ronaldo ishte i përfshirë në aksionin te goli i Paulo Dybalas, goli që ia dhuroi Juventusit fitoren e radhës në Champions League.
Vëmendja e tifozëve të Manchester Unitedit për ish-lojtarin e tyre ishte e jashtëzakonshme, teksa edhe dy tifozë u futën në fushë për ta përshëndetur atë, transmeton IndeksOnline.
Ronaldo ngazëlleu të gjitha, ku me njërin bëri ”selfie” e me tjerin i shtrëngoi duart, pavarsisht tentimeve të sigurimit për ta larguar tifozin nga fusha.
”Një fitore e rëndësishme në një ndeshje tejet emocionale për mua. Ishte e mrekullueshme të luaja sërish në Old Trafford”, shkroi Ronaldo në Instagram.
”Faleminderit të gjithë tifozëve për mirëpritjen dhe mbështetjen”./IndeksOnline/