17:47 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mesazhi i fundit për amerikanët i kryetarit të ndjerë të Utah që u vra në Afganistan  

Kryetari i Bashkisë së Utah, Brent Taylor vdiç të shtunën në Afganistan. Ky lajm tronditi gjithë Amerikën, sidomos qytetin e Utah.

Një javë para se të vdiste, Brent Taylor kishte lënë një mesazhë, në pragë të zgjedhjeve, për të gjithë amerikanët, transmeton Indeksonline.

Ai kishte postuar një shkrim ku ju kërkon të gjithë qytetarëve të Amerikës të votojnë në zgjedhje afat mesme.

Në postimin e tij ai kishte postuar fotografi nga votimet në Afganistan duke i quajtur zgjedhje të bukura.

“Përderisa SHBA po përgatit për zgjedhje, shpresojë që të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar. Kushdo që fiton republikanët apo demokratët, ta rikujtojmë që ne kemi më shumë amerikan që na bashkojnë se që na ndajnë. Të bashkuar qëndrojmë, të ndarë ne biem.” kishte shkruar Taylor në postimin e tij.

Brent u vra të shtunën në Kabul kur një anëtar i Mbrojtjes Kombëtare Afgane hapi zjarr ndaj tij./Indeksonline/