16:46 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mesfushori i Barcelonës afër transferimit në Turqi

2017-ta ka qenë një vit jashtëzakonisht i keq për mesfushorin e Barcelonës, Arda Turam, shkruan indeksonline.

Fillimisht u përjashtua nga Kombëtarja pas problemeve me trajnerin e atëhershëm të Turqisë, Fatih Terim e më pas nuk kishte vend në formacionin e Barcelonës.

Sipas mediave spanjolle, 30 vjeçari do të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit për tu bashkuar me Beshiktashin në vendlindje.

Arda u transferua në vitin 2016 në Barcelonë nga Atletico, mirëpo nuk kishte shumë hapësira, ku pas dy vitesh ka zhvilluar vetëm 36 ndeshje. /IndeksOnline/