16:13 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mesfushori i Liverpoolit në Juventus për 4 milionë

Liverpooli gjatë afatit kalimtar të dimrit mund të humbas njërin nga mesfushorët më të mirë.

Bëhet fjalë për Emre Can, i cili ka një ofertë nga kampionët në fuqi të Serie A, Juventus.

Sipas mediave angleze, Juventus ka bërë një ofertë zyrtare prej 4 milionë euro në drejtim të mesfushorit gjerman.

Emre Can te nënkampionët e Evropës pritet të ketë një pagë më të mirë se në Liverpool dhe kjo do t’i mbush mendjen të largohet para se kontrata e tij të përfundoj. /IndeksOnline/