20:19 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Meshë kushtuar “Nënës Terezë” në Brazil (Video)

Një vit më parë me nismë të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, shtatorja e Nënë Terezës mbërriti në Rio De Zhaneiro të Brazilit.

Së fundmi, në një meshë madhore drejtuar nga Kryepeshkopi Kardinal Orani João Tempesta, u zhvillua ceremonia e përurimit të Pllakës dedikuar humanistes shqiptare.

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet pamje nga kjo meshë kushtuar shenjtores shqiptare.