15:46 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Mësohet akuza që Thaçi ua tha dje në takim liderëve

Krerët e shtetit kanë patur dje një takim në një nga restorantet e Prishtinës.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj kanë diskutuar larg vëmendjes mediatike në një iterval kohor afro 1 orë.

Ishte Thaçi ai që e lëshoi i pari takimin pa dhënë ndonjë detaj për këtë. Indeksonline mëson se takimi ishte goxha i nxehtë.

“Çfardo që të keni duhet të ma thoni në sy, e jo nëpërmjet portaleve” iu ka thënë Thaçi ndër të tjera liderëve.

Ky takim ishte thirrur për shkak të arrestimit të gjashtë “gylenistëve” të cilët më pas janë deportuar në Turqi./Indeksonline/