15:05 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Mësohet arsyeja e takimit mes Laportas dhe Raiolas

Gjigandi katalunas Barcelona ka mbajtur sot bisedime sekrete me agjentin e njohur Mino Raiola, raporton “De Telegraaf”.

Mësohet se arsyeja e këtij takimi është për të biseduar për dy transferimet e mundshme gjatë kësaj vere të “Blaugranëve”, respektivisht Erling Haaland të Dortmundit dhe Noussair Mazraoui të Ajaxit.

Siç raportohet më tej, presidenti i Barcelonës Joan Laporta së bashku me Jordi Cruyff kanë qenë në Monaco për tu takuar me Raiolan, pasi që dëshirojnë të arrijnë marrëveshje për yllin e Dortmundit dhe mbrojtësin e Ajaxit.

Këtë sezon, në 20 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin, Haaland ka arritur të regjistrojë 23 gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Në anën tjetër, Noussair Mazraoui këtë sezon ka arritur të bëjë 27 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, duke regjistruar pesë gola dhe katër asistime mbi emrin e tij.