75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 24 Maj 2026 / L A

Mësohet arsyeja pse Mourinho ishte prezent në finalen e Kupës së Gjermanisë

Prania e Jose Mourinhos në finalen e Kupës së Gjermanisë mes Bayern Munichut dhe Stuttgartit ngjalli menjëherë spekulime në mediat europiane.

Fillimisht u raportua se trajneri portugez kishte udhëtuar për të ndjekur nga afër yllin e Bayernit, Michael Olise, në prag të merkatos së verës.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, arsyeja e pranisë së “The Special One” në stadium nuk kishte lidhje me transferimet apo me ndonjë mision për klubin e tij të ardhshëm. Mourinho ishte i ftuar nga kompania Adidas për arsye marketingu dhe udhëtimi i tij ishte planifikuar prej kohësh.

Kjo vizitë vjen në një moment kur emri i tij po lidhet fuqishëm me një rikthim të mundshëm te Real Madridi, çka bëri që prania e tij në tribunë të interpretohej menjëherë si një lëvizje strategjike.

Në finalen e mbrëmshme, ishte Bayerni që doli fitimtarë pasi mposhtën kampionët në fuqi të kësaj gare, Stuttgartin me rezultat 3-0.