20:28 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Mësohet arsyeja pse një pjesë e Prishtinës mbetet në terr

Një pjesë e madhe e Prishtinës ka mbetur pasdite sot pa energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë janë paraqitur në Dardani e Arbëri, transmeton Indeksonline.

KEDS-i  ka njoftuar se për shkak të prishjeve në fushën e transformatorit, një pjesë e kryeqytetit ka mbetur ne terr.

Mirëpo, ekipet janë në terren dhe po mundohen ta rregullojnë defektin e paraqitur.

“Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora  18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike. 
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.

Prishje pati edhe në mbrëmjen e së shtunës në lagjen ‘Arbëria’./Indeksonline/