08:02 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mësohet çmimi i Xiaomi Mi Mix 3 5G

Xiaomi paraqiti modelin Mi Mix 3 5G gjatë MWC 2019 në Barcelonë.

Telefoni më i ri i kompanisë kineze ka dizajn të ngjashëm me Mi Mix 3, por është më i fuqishëm.

Ai ndryshon nga origjinali përmes çipit Snapdragon superior 845 nga Qualcomm, së bashku me modemin X50 5G. Për më tepër, bateria është rritur nga 3200 mAh në 3800 mAh. Pjesa tjetër është pothuajse identike me Mi Mix3 origjinal.

Xiaomi Mi Mix 3 ka ekran 6.39 inç AMOLED, 1080 x 2340 piksel dhe vjen në variantet me 6 GB, 8 GB dhe 10 GB RAM, 128 GB dhe 256 GB memorie për ruajtje, kamera kryesore ka 25 MP, ajo e pasme 12 MP dhe sistem operativ MIUI V10 (Android 8.1 Oreo) ose MIUI V10.0.11 (Android 9.0 Pie).

Telefoni del në shitje nga muaji maj me çmim prej 599 euro dhe vjen në variantet me ngjyrë të zezë dhe të kaltër.