10:35 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / Gj. Sh

Mësohet data e prezantimit të Messit te Inter Miami

Lionel Messi karrierën si futbollist do ta vazhdoj në kampionatin amerikan MLS.

Sulmuesi argjentinas sezonin e ri do të jetë pjesë e Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së javë më parë ka njoftuar se do ti bashkohet skuadrës amerikane.

Sipas mediave të ndryshme, Lionel Messi do të prezantohet si lojtar i ri i Inter Miami më 16 korrik./IndeksOnline/