08:00 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mësohet data e zyrtarizmit të Marottas

Referuar raportimeve të edicionit të fundit të “Corriere della Sera”, Beppe Marotta do të zyrtarizohet dhe prezantohet në cilësinë e drejtuesit më të ri të skuadrës së Inter, në ditën e enjte.

Ish-administratori i deleguar i Juventus do të ketë menjëherë detyrën aspak të thjeshtë, të ndihmojë trajnerin zikaltër, Luciano Spalleti dhe skuadrën që të dalin nga një momenti komplikuar.

“Në këtë mision të vështirë, Inter mund të ndihmohet nga afrimi i Marotta. Prezantimi i tij në rolin e ri si drejtuesi i ekipit zikaltër do të bëhet ditën e enjte.Administratori i deleguar i ri, do të jetë një mbështetje për trajnerin Spalletti. Të fitojë me PSV, duke shpresuar më pas në kualifikim për në fazën tjetër, është misioni i parë për të mbytur krizën dhe histerizmat”, citon gazeta italiane.

Temat: