23:31 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mësohet data për ndarjen e çmimit të Topit të Artë

Ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë do të mbahet me 30 tettor.

France Football ka njoftuar se ceremonia zyrtare për futbollistin më të mirë do të mbahet në Teatrin Châtelet në Pari, shkruan IndeksOnline.

Të nominuarit për çmimin e Topit të Artë do të shpallen më 6 shtator.

Gjithashtu në këtë ceremony do të ndahen edhe çmime në kategori të ndryshme si: Sulmuesi më i mirë, portieri më i mire, lojtari i ri më i mirë dhe lojtarja më e mire në kategorinë e femrave.

Kujtojmë që fitues i fundit i Topit Të Artë, ishte sulmuesi francez, Karim Benzema./IndeksOnline/