75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mësohet emri i skuadrës së parë që kualifikohet në rundin tjetër të Europa Ligës

CSKA e Moskës është skuadra e parë që kualifikohet në rundin e 1/8 të Europa Ligës, pasi ka mposhtur Zvezdën e Beogradit me rezultat minimal 1-0, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Alan Dzagoev në minutën e fundit të pjesës së parë.

Shorti për rundin e 1/8 të Europa Ligës do të hedhet të premten me 23 shkurt, ndërsa ndeshjet do të luhen me 8 dhe 15 mars. /IndeksOnline/