Mësohet se a do të marrin pjesë Boateng dhe Neuer në Kupën e Botës!
Manuel Neuer dhe Jerome Boateng, dy lojtarët e Bayern Munchen janë të lënduar dhe në dyshim për Kampionatin Botëror.
Portieri gjerman, Neuer nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi, transmeton IndeksOnline.
Ai thotë se nuk e meriton pjesëmarrjen në Botëror, por për këtë do të vendos vet trajneri Joachim Low.
“Unë nuk mendoj se është e imagjinueshme që të shkoj në një turne pa luajtur asnjë ndeshje. Janë në dispozicion edhe disa ndeshje, kështu që duhet presim”, ka deklaruar Neuer.
Në anën tjetër, Boateng i cili u lëndua gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, thotë se është në gjendje të mirë.
“Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Nuk mendoj se Kupa e Botës është në rrezik”, ka thënë Boateng.
Kombëtarja e Gjermanisë pritet që gjatë dy javëve të ardhshme ta publikoj listën e futbollistëve, që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, që nis nga 14 qershori dhe mbahet në Rusi./IndeksOnline/