15:52 / E Premte, 19 Prill 2024 / mp

Mësohet se kur do të kthehet Barcelona në shtëpinë e tyre

Tashmë është bërë e ditur data se kur do rikthehet Barcelona në stadiumin e tyre ikonik “Camp Nou”.

Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës kanë caktuar datën e 15 dhjetorit të këtij viti që të rihapet stadiumi.

Plani fillestar ishte që stadiumi të hapej në 125-vjetorin e themelimit të klubit, më 29 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Por drejtuesit e klubit, kanë vendosur ta bëjnë ngadalë dhe tani synojnë që ndeshjen e parë të ligës ta kenë në Camp Nou më 15 dhjetor. Kjo ndeshje do të ishte një nga të fundit para pushimeve të Krishtlindjeve.

Pritet që të lejohet 60 për qind e kapacitetit të përgjithshëm , që është rreth 63,000 vende nga 105,000 të planifikuara.

Barcelona, ka marrë miratimin nga Këshilli Bashkiak i Barcelonës për të zgjatur orarin e punës në “Camp Nou” duke filluar nga data 6 prill./IndeksOnline/