19:56 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / Gj. Sh

Mësohet se kur fillon sezoni pranveror në futbollin kosovar

Stinori pranveror për edicionin garues 2023/24 do të nisë më 4 shkurt, me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, derisa Albi Mall Superliga e rifillon garën më 10 shkurt. Ndërkaq, skuadrat e Ligës së Parë i rikthehen kampionatit në fundjavën e 17 e 18 shkurtit. Afati kalimtar për të gjitha ligat përfundon më 31.01.2024, përfshirë ligat e femrave si dhe të gjitha grupmoshat e reja.

Të gjitha transferet ndërkombëtare duhet të kryhen në sistemin TMS. Klubet të cilat kanë ndonjë transfer ndërkombëtar dhe nuk kanë qasje në TMS duhet të dërgojnë me email këto të dhëna:
1. Leternjoftimin ose pasaportën lojtarit tëe
skenuar në PDF.

2. Email adresa e personit te autorizuar (email adresa duhet të jetë personale dhe jo email adresë gjenerale e klubit).

Ndërkohë, ju rikujtojmë se regjistrimet e lojtarëve amatorë kryhen në Lidhjet Rajonale andaj për informata rreth regjistrimit/transferit të lojtarëve amatorë kontaktoni Administratorin/en e LRF-së.

Vini re: Asnjë pagesë nuk do të pranohet nëse paraprakisht nuk merret Profatura në FFK.