17:22 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Mësohet se kur Nagelsmann do të marrë drejtimin e Tottenhamit

Zyrtarizimi i ndarjes mes Tottenham dhe Antonio Conte-s u bë vetëm dy ditë pasi Bayern Munich shkarkoi trajnerin Julian Nagelsmann.

Klubi anglez ka një pëlqim të lartë për tekniku 36-vjeçar dhe pritet që t’ia besoj gjermanit drejtimin e skuadrës.

Megjithatë sipas raportimeve të medieve gjermane Nagelsmann pritet që të ulet në krye të stolit të Tottenham vetëm pas përfundimit të këtij sezoni, pra në qershor për të nisur që në verë përgatitjet për edicionin e ri.