11:17 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Mësohet shpejtësia e Kylian Mbappes, gati t’i thyejë rekordin Usain Boltit

Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe mbrëmë shënoi një gol të bukur me fanellën e PSG-së ndaj Real Sociedadit në UEFA Champions League.

Mbappe gjatë ndeshjes mbrëmë regjistroi një shpejtësi të jashtëzakonshme në 100 metra, shkruan Indeksonline

Siç raportohet, lojtari i Paris Saint-Germain në 100 metra vrapim kaloi për 10.9 sekonda.

Kjo shpejtësi ishte e jashtëzakonshme dhe gati sa nuk ia theu rekordin atletit nga Xhamajka, Usain Bolt.

Kujtojmë që Bolt mban rekordin botëror/olimpik në vrapim prej 100 metra ai shkoi për 9.58 sekonda./Indeksonline/