75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mësoni kur u sulmua me armë policia në Podujevë

Një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Podujevë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur nga personat të cilët sot ishin futur në terminalin doganor në Merdare, të armatosur për t’a plaçkitur një bankë.

Sipas po të njëjtave burime, personat e përfshirë në plaçitje kanë sulmuar policinë me armë zjarri pasi të njëjtit kanë dalur nga terminali doganor.

Indeksonline ka raportuar sot për këtë ngjarje gjatë ditës, ku dhe ka sjellur pamje ekskluzive në të cilat shihen plaçkitësit me kallashë në terminalin doganor në Merdare.

Ndërkohë, për këtë plaçkitje organet e hetuesisë ende nuk kanë arritur që t’i identifikojnë personat e përfshirë në këtë vepër penale./Indeksonline/

Ngjarje si në filma, plaçkitësit futen me kallashë në terminalin doganor në Merdare