11:38 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / OSH

Messenger do iu njoftojë kur dikush ua bën ‘screenshot’ bisedën

Messenger ka prezantuar sot edhe për përdoruesit në Kosovë, mënyrën e zhdukjes së mesazheve. Si funksionon? Shumë thjeshtë – mesazhet zhduken pasi i shihni dhe dilni nga biseda.

Për ta aktivizuar këtë funksion, thjeshtë hyni në një bisedë, rrëshqisni lartë dhe ja, keni aktivizuar metodën e zhdukjes.

Për ta deaktivizuar këtë funksion, thjeshtë rrëshqisni përsëri lartë dhe do të ktheheni në bisedë të rregullt. Kjo është e tëra!

Përveç kësaj, Messenger tani ju njofton nëse dikush e ka bërë “screenshot” bisedën.