12:04 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Messi bëhet nervoz pa top, ju gjithmonë duhet ta dërgoni topin te ai”

Edhe pse Argjentina nuk ka shfaqur lojëra të mira gjatë kualifikimeve të Botërorit ‘Russia 2018’ , Xavi beson se ata janë ndër pretendentët kryesor për të fituar këtë kompeticion.

Për të fituar, spanjolli paralajmëron Argjentinën se ata duhet vazhdimisht të përfshijnë Messin, ndryshe bëhet nervoz.

Xavi tha për Sport.es : “Barcelona dhe Argjentina nuk duhet të lejojnë 10 minuta për të kaluar në lojë e Messi mos të prek topin, ai duhet të përfshihet gjithmonë në lojë, aty ku është topi. Ndryshe ai bëhet nervoz. Nëse ai nuk e prek topin për 5 minuta, ju duhet ta dërgoni topin te ai”. /IndeksOnline/