13:25 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2024 / G T

Messi dhe Inter Miami mposhten nga Vissel Kobe

Skuadra e Inter Miamit është mposhtur nga Vissel Kobe në ndeshjen miqësore.

Takimi u mbyll pa gola 0:0 edhe pse dy skuadrat patën rastet e tyre për shënim, shkruan Indeksonline

Por, gjatë 11-metërshve, ekipi japonez arriti të fitonte me rezultatin 4:3.

Kujtojmë që Lionel Messi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe luajti më shumë se 30 minuta.

Në anën tjetër, Sergio Busquets u largua nga loja në minutën e 25’të pasi pësoi një lëndim./Indeksonline/