08:01 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / G T

Messi dhe Suarez e nisin sezonin me asista në MLS, dhurojnë spektakël me Inter Miamin

Skuadra e Inter Miamit e ka nisur me fitore sezonin e ri 2024 në MLS, pasi mposhti 2:0 Real Salt Lake.

Në këtë ndeshje paraqitje fantastike dhuruan dyshja, Lionel Messi dhe Luis Suarez, shkruan Indeksonline

Edhe pse kjo dyshe nuk arritën të shënonin gola, ndihmuan ekipin e tyre me nga një asist.

Messi asistoi te goli i parë i realizuar nga Taylor, kurse Suarez te goli i dytë i minutës 83’të te Gomez.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Luis Suarez me fanellën e Inter Miamit./Indeksonline/