16:19 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Messi “diss” Ronaldos e Ibras: Nuk e promovoj veten si ata

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se nuk i pëlqen të promovojë veten si Cristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimovic.

Kohët e fundit Messi iu dha çmimi i këpucës së artë dhe pasi fitoi këtë çmim, ai foli për Gazzetta dello Sport.

“Pse nuk u largova kurrë nga Barça? Asnjëherë nuk kam ndier nevojë për të lënë klubin më të fortë në botë” – u shpreh argjentinasi.

Në lidhje me Cristiano Ronaldo, ai tha: “Unë nuk e promovoj veten si ai dhe Ibra, preferoj që të tjerët të flasin për mua. Unë e di kush jam dhe çfarë bëra”./Indeksonline/