75 Mall Live Search
10:14 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Messi do të ketë një klauzolë të veçantë në kontratën e re

Lionel Messi ka filluar mirë sezonin e ri pavarësisht formës jot ë mirë që po kalon Barcelona.

Argjentinasi ka arritur të shënoj 11 gola në të gjitha garat deri më tani, shkruan indeksonline.

Messi ka edhe më pak se dy vjet kontratë me Barcelonën dhe frika se mund të ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos tashmë është prezentë.

Skuadra katalonase është duke u përpjekur për ti ofruar Messit një kontratë të re që do ta mbante atë në Cam Nou deri në vitin 2022.

Por e veçanta e kësaj është se në kontratë do të ketë një klauzolë interesante.

Me kontratën e re, nëse Messi vendos të largohet, atëherë nuk mund të bashkohet me asnjërën nga skuadrat elite të Evropës.

Kështu e ardhmja e argjentinasit duket se mund të jetë në Barcelonë ose të ndjek rrugën e Iniestas për tu larguar drejt Lindjes së largët ose Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /IndeksOnline/