14:44 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Messi e pranon tek bashkëlojtarët që nuk është “on top”

Lionel Messi përfundoi ndeshjën ndaj Romës pa shënuar gol, ku Barcelona fitoi me rezultat 4-1.

Ai ishte një nga lojtarët më të shquar të ekipit të tij, por nuk kishte formën e duhur fizike dhe shpejtësinë në raste të caktuara.

Në një mesazh të shkurtër, por të sinqertë, Messi pranoi tek shokët e tij se nuk është “on top” me formë, dhe se pasiviteti është akumular gjatë pushimit të kombëtareve, e që rrjedh nga një shqetësim fizik në muskuj.

Stafi teknik megjithatë janë të qetë. Ata thonë se Messi e dinë si të reagoj në fushë dhe se vetëm prania e tij në fushë mund t’i ndihmojë në rikthimin e konidicionit.

Katër goditjet me të majtën dhe tre me të djathtën ishin ekuilibri përfundimtar i futbollistit ndaj Romës, i cili gjatë lojës e vuri dorën në pjesën e pasme të këmbës së djathtë, edhe pse nuk ka ndjenjë alarmimi në dhomat e zhvëeshjës së Barcelonës. /IndeksOnline/

Temat: