22:27 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Messi është pas përpjekjeve të Barcelonës për të transferuar Neymarin

Sipas ekspertit spanjoll të futbollit, Graham Hunter prapa përpjekjeve për ta sjellë Neymarin në CampNou është ylli i kësaj skuadre Lionel Messi, transmeton Indeksonline.

Me Neymarin duke i thënë PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi, dhe Barcelonën duke bërë përpjekje për ta rikthyer atë, eksperti spanjoll ka treguar se Messi është duke qëndruar prapa kësaj kërkese.

Messi është duke thënë ‘nëse doni që unë të nënshkruaj një kontratë të re, së pari transfero Neymarin’, ka thënë eksperti spanjoll./Indeksonline/.