Messi fenomenal nga gjuajtet e lira, madje edhe më i mirë se Real Madridi
Lionel Messi shkëlqeu mbrëmë në fitoren e Barcelonës në derbin katalunas.
Ylli argjentinas shënoi dy gola për skuadrën e Ernesto Valverdes në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Pesë herë fituesi i ”Topit të Artë”, të dy golat i shënoi nga gjuajtja e lirë, transmeton IndeksOnline.

Dhe, natyrisht, me këto dy ”perla”, ai nuk ka konkurrencë në aspektin e golave nga gjuajtjet e lira.
Që prej vitit 2014, reprezentuesi argjentinas ka shënuar plotë 19 gola.
Madje, nga viti 2014, Messi ka shënuar më shumë gola se e gjithë skuadra e Juventusit, Lyonit, Real Madridit, Romës e disa skuadrave tjera./IndeksOnline/
