21:30 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Messi fitoi “Këpucën e Artë” , por djali i tij vodhi shfaqjen [Video]

Lionel Messi mund të ketë fituar çmimin “Këpuca e Artë” , por djali i tij vodhi shfaqjen e të premtes.

5-vjeçari, Thiago, dukej që i pëlqente mjaft shumë bashkëlojtari i babit të tij, Luis Suarez.

Djali i Messit me plot sharm shihet teksa dëfrehet me Suarez.

Ai vazhdoi të bënte gjeste të lezetshme drejt Suarez, para se të ulet afër nënës së tij, transmeton IndeksOnline.

Sa herë që ai shikonte Suarez, shpërthente në të qeshur, pasi edhe uruguajani e ngacmonte me gjeste.

Për më shumë shikoni videon: