23:48 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi: Kjo është gjëja që urrej më shumë

Messi e adhuron futbollin dhe ky nuk është një lajm. “Shikoj gjithçka, veçanërisht futbollin argjentinas dhe Kupën Libertadores. Por nuk më pëlqen aspak të shikoj përsëri ndeshjet e mia”, ka thënë ylli i Barcelona-s në një intervistë për radion katalanase.

“Preferoj të shikoj përpara. Kam evoluuar, por besoj se është një proces normal. Kam debutuar në moshën 16 vjeç në një rol, sot mbuloj një tjetër”.

“Kam mësuar të ndryshoj futbollin tim dhe di si të lëviz në fushë. Kam punuar shumë për të përmirësuar edhe këmbën e djathtë dhe për pasimin e fundit. Kam mësuar se preferoj ta marr topin në krahët, sepse kështu kam mundësinë të befasoj kundërshtarin”.

“Ndërsa nuk më pëlqen të studioj kundërshtarin, edhe pse preferoj të futem në fushë pa një ide fikse, sepse në lojë gjithçka ndryshon”, ka thënë Messi.