12:53 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Messi lihet jashtë treshes për më të mirin e Botës

Lionel Messi për herë të par pas më shumë se 12 vitesh është lënë jashtë treshes për më të mirin e botës të zgjedhur nga FIFA.

Luka Modric, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo janë tre futbollistët e nominuar për çmimin “FIFA The Best Player Award”.

Kroati fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madrid dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren.

Egjiptiani në anën tjetër bëri një super zeson në Premierligë dhe arriti në finale me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa portugezi ishte gati perfekt në përformancën e tij në Ligën e Kampionëve me Real Madrid.

Lënja jashtë e Messit ka krijuar shumë reagime në mediat sociale dhe më gjerë. /IndeksOnline/