22:54 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Messi “mbret” në Wembley, Interi triumfon ndaj PSV-së

Barcelona ka mposhtur Tottenhamin në Wembley me rezultat 2-4 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Katalonasit kaluan në epërsi që në minutën e dytë me golin e Coutinhos në minutën e dytë të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Ivan Rakitic dyfishoi rezultatin në minutën e 28-të të ndeshjes me një gjuajtje të fuqishme jashtë zonës.

Kane ngushtoi rezultatin me një gol në minutën e 52-të të ndeshjes.

Katër minuta më vonë doli në skenë Lionel Messi i cili shënoi golin e tretë për Barcën.

Argjentinasi shënoi edhe golin e katërt për Barcën në minutën e fundit të ndeshejs.

Tottenham arriti të shënoj edhe golin e dytë në minutën e 66-të me anë të Erik Lamellas..

Në ndeshjen tjetër, Interi ka fituar si mysafir i PSV-së me rezultat 1-2.

Holandezët kaluan të parët në epërsi me golin e Rosario në minutën e 27-të.

Golat për italianët i shënuan Nainngolan në minutën e 44-të dhe Icardi në minutën e 60-të të ndeshjes.

Barcelona dhe Interi kryesojnë grupin B me nga 6 pikë ndërsa Tottenham dhe PSV ende nuk kanë asnjë pikë pas dy ndeshjesh. /IndeksOnline/