12:11 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / Blerim

Messi me kokën poshtë, mban një minutë heshtje në nderim të veprës së Maradonës

Të mërkurën në mbrëmje u nda nga jeta legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Maradona.

Maradona nuk arriti t’i bënte ball një sulmi në zemër dhe kështu mbylli sytë për të lënë pas vetës një krijmtari të madhe në futboll, shkruan IndeksOnline

Messi i cili është bashkombas i Maradonës, sot në stërvitje me Barcelonë së bashku me shokët e tjerë të klubit mbajtën një minutë heshtje në nderim të veprës së legjendës.