75 Mall Live Search
16:04 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / AR

Messi me trup seksi, tregon se si e ruan formën e tij të shkëlqyer në moshën 39-vjeçe

Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messi, feston ditëlindjen e tij të 39-të, në mes të Kupës së Botës, ku po impresionon sërish me performancat e tij.

Për të shënuar këtë rast, ai ndau një video të rrallë të vetes duke u stërvitur në palestër në rrjetet sociale, duke i befasuar këndshëm miliona ndjekësit e tij, transmeton Indeksonline.

Messi nuk është nga atletët që poston shpesh foto nga palestra, kështu që videoja tërhoqi menjëherë shumë vëmendje. Pamjet e tregojnë atë duke kryer tërheqje pa probleme të mëdha, si dhe një sërë ushtrimesh të tjera forcuese për grupe të ndryshme muskujsh.

Postimi shpejt mori miliona pëlqime dhe mijëra komente, dhe shumë ndjekës e vlerësuan gjendjen e tij fizike./Indeksonline/