08:36 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Messi mesazh shteteve, shënon hat-trick në fitoren e Argjentinës (Video)

Argjentina ka fituar miqësoren e parë para Kampionatit Botëror që mbahet në Rusi.

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar një fitore të thellë, 4 me 0 ndaj Haitit, shkruan IndeksOnline.

Lojtari i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili shënoi tri gola në këtë sfidë.

Messi realizoi në minutat 17’të, 58’të dhe 66’të, kurse golin e katërt e shënoi Aguero në minutën e 69’të , pasi mori një asistim nga ylli i Barcelonës.

Argjentina para Botërorit do të luaj edhe një miqësore tjetër, atë me Izraelin më 9 qershor.

Kujtojmë që Argjentina  në Kupën e Botës do të luajë ndaj Islandës, Nigerisë dhe Kroacisë./IndeksOnline/