22:23 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi nderohet me çmimin “Kryqi i Shën Gjergjit”

Çmimi “Creud de Sant Jordi”, Kryqi i Shën Gjergjit në shqip, u është dhënë 28 personave dhe 15 institucioneve në Barcelonë.

Lionel Messi ishte një nga ata që pranuan çmimin e krijuar në vitin 1981 dhe ky është një nga nderimet më të mëdhenj që bën qeveria katalanase.

Presidenti i Barcelona-s Josep Maria Bartomeu dhe zv.presidentët Jordi Cardoner me Jordi Mestre kanë shoqëruar Messin në këtë eveniment.

Messi e ka merituar këtë çmim për arritjet e mëdha në futboll si dhe në ndihmën që i ka dhënë komunitetit katalanas.

Argjentinasi është futbollisti i dytë që merr këtë çmim, pas Johan Cruyff më 2006.