21:57 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Messi në listë vetëm për ta frikësuar Interin

Barcelona do të luaj kundër Interit të martës në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Për ndeshjen që do të zhvillohet në San Siro, Ernesto Valverde ka ftuar edhe Leo Messin i cili vazhdon të jetë i lënduar në krahë.

Por sipas mediave në Spanjë, përfshirja e Messit në listë është vetëm një strategji e trajnerit për të frikësuar kundërshtarët.

Me shumë gjasë argjentinasi nuk do të luaj asnjë minutë në atë ndeshje por ai do të jetë në stol vetëm për të ndikuar psikologjikisht te kundërshtarët por edhe te bashkëlojtarët. /IndeksOnline/